Shqipëria do të përballet me një çështje të ngritur në arbitrazhin ndërkombëtar nga kompania Kurum, e cila ka patur përpara disa mujash koncesionin e terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit.

Çështja është regjistruar më 23 Shtator në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve për Investime në Washington, nga shoqëria ?Durrës Kurum Shipping?, ?Durrës Container Terminal? dhe dy investitorë të tjerë të këtij terminali.

Kompanitë i kërkojnë vendit tonë një shumë dëmshpërblimi prej 100 milionë Eurosh për prishjen e kontratës nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Beteja ligjore mes dy palëve është zhvilluar edhe në Shqipëri, por kompania koncesionare ka humbur procesin gjyqësor dhe tashmë i është drejtuar një gjykate ndërkombëtare.

Lajmi për këtë padi u publikua në revistën ?Global Arbitration Review?, media e specializuar në këto çështje.

Kompania Kurum lidhi kontratë në Qershor të vitit 2011 me Ministrinë e Transporteve dhe Punëve Publike për të marrë të drejtat ekskluzive të operimit në terminalin e kontenierëve për 35 vjet.

Vlera e investimit në këtë terminal sipas kontratës duhet të ishte 32.5 milionë Euro, ndërsa çdo vit duhet t?i paguante autoriteteve publike 2% të të ardhurave nga shfrytëzimi i Portit të Durrësit.

Shqipëria humbi përpara disa muajve një tjetër çështje me kompaninë ?Hydro Srl? në po këtë gjykatë në Washington, duke i rënduar buxhetit të shtetit një faturë prej 109 milionë Eurosh.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/